OSMAN STAFA/ “Fjalët magjike” të Edi Ramës, “gjobë” për “mirëmëngjesi”,”konfiskim” për “mirëdita”...

OSMAN STAFA/ “Fjalët magjike” të Edi Ramës, “gjobë” për “mirëmëngjesi”,”konfiskim” për “mirëdita” dhe “burg” për “mirëmbrëma”

87
0
Shares

Përse duhet të largohet Edi Rama!
-Sepse sot shqiptarët po kalojnë situatën më të vështirë pos komuniste;humbje besimi , shprese, eksod i frikshëm biblik.
-Kryeministri ynë ka probleme konceptuale mbi shtetin, shoqërinë dhe familjen. (uroj që papërgjegjshmëria të mos jetë pasoj e shëndetit)
-Një parlament ku krimineli ligjëron në emër të drejtësisë dhe barazisë së ligjit. Trafikantë femrash,droge dhe korrupsioni.
-Të zgjedhurit vendorë të kryeministrit, janë pjesë e krimit të financuar nga krimi, të mbështetur nga krimi dhe të kontrolluar nga krimi.
-Një kryeministër ku çdo muaj i largohen nga 5 mijë deri ne 8 mijë shtetas, rini, inteligjencë apo profesione të lira.
Shqipëria drejt një plakje të vullnetshme nen mbikëqyrjen apo pasoj e paaftësisë së kryeministrit.
-Një kryeministër që hap ekspozite në Gjermani dhe nuk guxon të takoje qytetarët e tije, jo nga dëshira por nga frika.
-Një kryeministër ku çdo tre dit i “zbulohet” je skandal qeveritar si ushqim i munguar ndaj shqiptarëve në tryezat e tyre. (skenar nga kuzhina e ish sigurimit si diversion ndaj opinionit  publik)
-Një kryeministër që lartëson dhe nuk e penalizon ministrin e Brendshëm sepse ai realizoi dëshirën e Kocos në hashashizimin e Shqipërisë. Ku avionët e drogës cilësohen si mushkonja dezinfektuese të Myzeqesë dhe jugut të Shqipërisë.
-Një kryeministër ku arrestohet berberi dhe dekorohet kontrabandisti, ku pushteti dhe shteti s’kanë vija ndarëse, ku mjerimi migjenian është si një fushë e zbrazët pa funde.
-Një kryeministër që në fjalorin e tij fjalën mirëmëngjesi e ka zëvendësuar me fjalën gjobë, fjalën mirëdita me konfiskim, fjalën mirëmbrëma me burg.
Ndaj ju duhet të largoheni sepse ju nuk ndryshoni.
Ju jeni shteti dhe pushteti, ju jeni uni i vetëm Z. Kryeministër.
Të tjerë nuk ka për unin Tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY