FRANCË 2016/ Shqipëria reziston, Portugalia bën presion – goditi një shtyllë

FRANCË 2016/ Shqipëria reziston, Portugalia bën presion – goditi një shtyllë

41
0
Shares

Pjesa e parë ka folur për Portugalinë në ndeshjen në “Elbasan Arena”, përballë Shqipërisë. Megjithatë ekipi ynë ia ka dalë të ruajë një barazim, me rrjeta të paprekura. Një shtyllë, dhe një pritje e mrekullueshme e portierit shqiptar Berisha, ia kanë hequr mundësinë Ronaldos që të mund të shënojë në portën tonë.
Pjesa e parë, ka pasur edhe raste të tjera për ekipin e Portugalisë, më pak të rrezikshme, por që tregonin për epërsinë e ekipit mik.
Ndërkohë, ekipi ynë, në pjesën më të madhe, është detyruar të luajë në gjysmëfushën e tij, me disa raste, daljesh, kundërsulmi, por pa rrezik për ekipin kundërshtar.
Pritet që pjesën e dytë, trajneri Giani De Biasi, të bëjë ndryshime, lojtarësh, për ndryshime edhe në lojën  ekipit tonë.

PJESA E PARË/ Shqipëri – Portugali, minutë pas minute

01′ Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga kuqezinjtë.
03′ Goditja e parë nga këndi i përket portugezëve.
04′ Goditje keni për portugezët, largon Ajeti, topi shkon te Dani i cili provon nga jashtë zonës me të djathtën, por goditja e tij është e gabuar.
06′ Krosim i rrezikshëm i Agollit drejt zonës nga krahu i majtë, por largon topin Eliseu.
09′ Shqipëria duket e vendosur mjaft mirë në mbrojtje dhe nuk i lejon asnjë hapësirë portugezëve.
12′ Vjen kërcënimi i parë i portugezëve. Ronaldo shmang bukur dy lojtarë dhe godet fuqishëm nga jashtë zone, por grushton Berisha në goditje këndi.
13′ Sërish Ronaldo që i afrohet golit pas goditjes nga këndi. Portugezi gjendet i lirë në zonë dhe godet, por topi përplaset në shtyllë dhe përfundon jashtë.
16′ Portugezët mbeten në sulm, minuta të vështira për kuqezinjtë.
20′ Goditje dënimi për portugezët, por që nuk sjell asgjë pasi Ronaldo ngatërrohet me lojtarin e tij. 
22′ Karton i verdhë për Bernardo Silvën pas protestave ndaj gjyqtarit.
26′ Pasim perfekt për Ronaldon nga mesi i fushës dhe portugezi gjendet i vetëm përballë Berishës duke vrapuar të arrijë topin. Është gardiani kuqezi më i shpejtë dhe bën një superdalje duke e larguar topin me kokë.
30′ Sërish Ronaldo që provon nga jashtë zone, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të Berishës.
32′ Pranë golit sërish Portugalia, Ronaldo godet me kokë pas krosimit të Nanit nga krahu i djathtë, por topi kalon fare pranë shtyllës, për fat të mirë kishte edhe pozicion jashtë loje të portugezit.
36′ Krosim i Ajetit drejt zonës, Gashi ul me kokë për Cikalleshin, ky i fundit humbet ekuilibrin dhe godet keq duke mos sjellë asnjë kërcënim te portugezët.
40′ Kërcënojnë sërish portugezët, Bernardo gjen hapësirën dhe godet me të majtën nga kufijtë e zonës, por për fat të mirë topi kalon fare pranë shtyllës pingule dhe del jashtë
43′ Ndërhyrje e ashpër e Abrashit dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY