Nishani-Orlando, reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse

Nishani-Orlando, reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse

41
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Ministrin italian të Drejtësisë, zotin Andrea Orlando, i cili po viziton vendin tonë në kuadër të aktivitetit ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundur”, që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës u përqendrua rreth situatës në të cilën ndodhet sot sistemi ynë i drejtësisë, dhe më specifikisht rreth nevojës për kryerjen e reformave në këtë system.

Presidenti Nishani nënvizoi rëndësinë që procesi i hartimit të reformës në drejtësi të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e forcave politike si dhe duke thithur dhe përfshirë mendimet e ekspertëve të fushës, të pavarur nga politika dhe të painfluencuar nga konfliktet e interesit. “Në këtë kontekst, prezenca dhe përfshirja e organizatave partnere ndërkombëtare prezente në Shqipëri është një element që rrit sigurinë dhe besueshmërinë në hartimin dhe zbatimin e kësaj reforme. Vetëm kështu do të mund të kthejmë besimin e qytetarëve tek drejtësia ku qytetarët të shohin se gjyqësori është i pavarur nga politika dhe vepron mbi bazën e profesionalizmit dhe mbi standarde të njëjta.” – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit, duke i kërkuar gjithashtu Ministrit Orlando angazhimin e Italisë si një zë i fuqishëm përgjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm, çka paraqitet dhe si një nga sfidat kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY