Arben Malaj, ironi me njohuritë ekonomike të Edi Ramës

Arben Malaj, ironi me njohuritë ekonomike të Edi Ramës

312
0
Shares

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ironizoi sot Kryeministrin Edi Rama kur shpjegoi se evazioni në biznesin e vogël nuk konsiderohet ekonomi e zezë por gri.

Në përpjekje për të vënë në dukje mungesën e njohurive në ekonomi të kryeministrit aktual ai tha gjatë një interviste në A1 report se “duhet t’ia shpjegoj kryeministrit se nuk është biznesi i vogël që krijon probleme. Nuk quhet biznesi informal, biznes i zi, por gri. Biznes i zi quhet korrupsioni, droga, prostitucioni etj”.

Malaj ka kritikuar ashpër aksionin që nisi sot nën drejtimin Kryeministrit Rama kundër informalitetit dhe evazionit. Ai konsideron se nuk duhet konfliktuar nevoja për të luftuar informalitetin me mjetet që përdoren për këtë qëllim. “Nuk duhet të mendojmë që ky popull e meriton që t’i biesh me dru. Shqiptarët meritojnë një qeveri të mençur. Është e domosdoshme që ekonomia informale të ulet, por kjo të bëhet përmes tre hapave; lehtësim, formalizim dhe më pas penalizim”, tha ish-ministri dhe një prej drejtuesve kryesorë të PS-së deri në 2009.

“Aksionet e sforcuara nuk kanë rezultate të qëndrueshme. Bazuar në stadiumet e bëra për vende të tjera, nuk rekomandohet dhe nuk konsiderohet e suksesshme një fushatë penalizuese”, tha më tej ish-ministri i Financave.

“Në botë kur flitet për ekonominë informale nuk flitet me kaq urrejtje, tha ai, i njihen edhe kontribute në zbutjen e papunësisë dhe varfërisë”. Sipas tij niveli i ekonomisë informale në Shqipëri është 33-34%, aq sa e kanë të gjitha vendet në tranzicion.

Drejtuesi i njohur socialist tha se nuk mund të krijohet një kulturë për pagimin e taksave me anë të detyrimeve. “Janë provuar të gjitha format. Kultura nuk vjen nga forca. Nuk merret kultura me dhunë. Nuk këshillohen ambiciet për rezultate të mëdha në një kohë të shkurtër. Janë studiuar 162 vende nga 1999 – 2007, ekonomia informale duhet luftuar përmes lehtësimit. Rezultatet janë më të qëndrueshme”, shprehet ish-ministri duket kërkuar që të bëhen reforma dhe jo aksione.

Malaj është kundër gjobitjes së konsumatorit në rastin kur ai nuk tërheq kuponin tatimor. “Dokumentimin e shitjes e bën biznesi, nuk është përgjegjësi e klientit”, u shpreh ai.

Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi sot në rrugën “Myslym Shyri” ku shumica e dyqaneve ulën qepenin, Malaj thotë se duhet hetuar dhe përgjegjësia duhet të bjerë mbi inspektorin e zonës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY