Erion Veliaj: Padi për Bashën? Nuk bëj padi, jap informacion

Erion Veliaj: Padi për Bashën? Nuk bëj padi, jap informacion

273
0
Shares

 


Ne foto, projekti i ndërtimit në hyrje të Parkut të Liqenit në Tiranë, projektuar nga qeveria Rama dhe prezantuar pak javë pas fitores së Velisë në garën për bashkinë e Tiranës. Projekti u bllokua për shkak të reagimit negativ të qytetarëve të Tiranës

 

I pyetur nëse ka bërë padi për Lulzim Bashën në prokurori, Erion Veliaj nuk pohoi se ka ndërmarrë një veprim të tillë por tha se stafi i bashkisë bashkëpunon me prokurorinë. “Unë nuk përgadis asnjë dosje dhe bëj kryetarin e bashkisë. Nëse prokuroria kërkon informacion unë coj informacion”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Ai tha se ka cuar dosje kur ka qënë ministër dhe sot nga kallëzimet e tij 4 zyrtarë të lartë të ministrisë së Punës janë në burg.

Veliaj tha se ka një cështje tashmë publike që lidhet me lejet e ndërtimit. “Prokuroria ka kërkuar informacion për leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje”, ndërkohë që la hapur mundësinë e padive në prokurori pas procesit të auditit që do të nisë në shtator.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sonte gjatë një interviste në emisionin Studio e Hapur të gazetares Eni Vasili se projekti i tramit që lidh dy ekstremet e Tiranës është i shtrenjtë dhe buxheti i bashkisë nuk ka mundësi ta përballojë. “Trami është ide e bukur sa kohë që është përrallë. Trami ka cmim të lartë dhe linja shkon deri në 7 euro për biletë. Në po konsiderojmë, rikonceptojmë projektin e tramit. Nuk e premtuam në fushatë por do të përpiqemi ta bëjmë.

Ndërsa për një metro na duhen 1 miliardë dollarë. Nuk i kemi 1 miliardë dollarë dhe duhet të bëjmë gjëra për të cilat kemi paratë”, tha Veliaj.

projekti multimodal


Ne foto, projekti multimodal në hyrje të Tiranës, i projektuar nga Basha. U bllokua nga qeveria Rama për dy vjet rresht.

 

Ndërsa lidhur me projektin e Bulevardit të Ri ai theksoi se do të ketë ndryshime thelbësore nga ai që kishte Basha. Së pari do të thirret park qendror, tha Veliaj.

Në vijim kryetari i bashkisë tha se ai do të juetë një park i madh qendror që përshkohet mes përmes nga bulevardi. Po shkojmë në një park-bulevard me rreth 6 fishin e gjelbërimit që ishte parashikuar më parë.

Veliaj tha se ka edhe një pjesë të ndërtimeve, pasi është një zonë me perspektivë dhe ndërtimet do të jenë ndërtesa publike dhe private.

Ky është një projekt 10 vjecar. Nuk është projekt vetëm me pallate por një projekt me park. Në fillim do të bëhet bulevardi dhe parku ndërsa ndërtimet vijnë më pas, tha ai.

Lidhur me ndërtimet te Garda në zonën e liqenit ai tha se projekti synon zëvëndësimin e Gardës me një godinë qendrore për shërbime publike. Garda do të jetë një zonë e hapur, pas zbatimit të këtij projekti, tha Veliaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY