Andi Bushati: PD-së po i largohen mediat mercenare

Andi Bushati: PD-së po i largohen mediat mercenare

82
0
Shares

Duke marrë në analizë raportin aktual të opozitës me mediat, gazetari Andi Bushati, shkruan në një koment tek portali lapsi.al se mediat mercenare po i largohen PD.

Ai nuk heziton të përmendë me emra media që tradicionalisht kanë qënë të lidhura me pushtetin ashtu si edhe të tjera që nuk mund të futen në një thes me të parat, vetëm pse ditët e fundit janë përfshirë në debat me PD-në.

“Le të marrim zgjedhjet lokale që sapo përfunduan dhe ato të katër viteve me parë. Ndryshimi është i qartë. Në 2011 edhe Panorama edhe Mapo edhe TV Klan po të doni, ishin kokë e këmbë pro Lulzim Bashës. Në 2015, asnjëra prej tyre nuk qe më me Halim Kosovën. O ishin kthyer me Erion Velinë ose mjaftoheshin të sulmonin Bashën.

Të gjithë të zellshmit që i mbështetën në Gërdec, në 21 janar, për grabitjen e votave të Tiranës dhe videon Meta- Prifti, ata i kanë përdorur si mercenarë. E kanë blerë këtë mbështetje me reklamë shtetërore, me tendera okultë, me trafik influence dhe deformim të tregut. Dhe tani që nuk janë më në pushtet, ata nuk mund të presin tjetër veçse që mercenarët të largohen. Ata do të plotësojnë qarkun e tyre klienetelist 360 gradësh, duke u kthyer në prehërin e dyshes Rama-Meta që e shpiku këtë model, të cilin Berisha e përdori vetëm për tetë vite”, shkruan Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY