Mbetet në burg pronari i pastiçerisë tek Don Bosko, gjykata e Apelit...

Mbetet në burg pronari i pastiçerisë tek Don Bosko, gjykata e Apelit refuzon kërkesën për liri

38
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e Abdullah Dervishit për lirimin nga burgu. Pronari i pastiçerisë ku ndodhi shpërthimi me pasojë plagosjen 13 persona  kërkoi lirimin nga burgu duke paraqitur para gjykatës argumentin se fajin e kishte kompania e shitjes së gazit, pasi sipas Dervishit dhe avokatiit të tij mbrojtës e kishte ajo për detyrë të kolaudonte bombolat e gazit.
Por Gjykata e Apelit  refuzoi kërkesën e Abdullah Dervishit duke e lënë atë në masën sigurisë “arrest me burg” për veprën “shkelje të rregullave të sigurisë teknike, me pasojë plagosjen dhe rrezikimin e 10 qytetarëve si dhe shkatërrimin e pronës nga pakujdesia”.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 9 gushtit në rrugën Don Bosko ku si pasojë e shpërhtimit të bombolës së gazit u plagosën 13 persona, mes të cilëve edhe pronari A. Dervishi, si edhe u dëmtuan bizneset përreth pastiçerisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY