Ilir Meta nuk ikën vetë por dërgon Leskajn në SHBA!

Ilir Meta nuk ikën vetë por dërgon Leskajn në SHBA!

28
0
Shares

Ka dy lajme për Ilir Metën, njëri që ai po feston në dasmën e bijve të politikanit të njohur shqiptar në Maqedoni, Menduh Thacit e tjetri që ka qënë i ftuar në konferencën vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të OKB-së, sipas tesheshi.com që i referohej burimeve të veta nga Parlamenti.

Sot në takimin e Ramës në Vlorë mungonte deputetja Valentina Leskaj e cila ishte nisur për në Nju Jork, pikërisht në konferencën e kryetarëve ku ishte ftuar Ilir Meta.

Kjo është hera e dytë që Ilir Meta anullon një vizitë në SHBA. Hera e parë ndodhi para një viti ku ai anuloi një vizitë në SHBA për shkak se pritej të vinte në Shqipëri presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili e anuloi këtë vizitë pas një fatkeqësie që ndodhi ato ditë.

Hera e fundit që Meta ka qënë në SHBA ishte marsi i vitit 2012 dhe lidhej me një vizitë të tij në Kongres, Departamentin e Shtetit dhe ndryshe nga politikanët shqiptarë që vizitojnë Uashingtonin , ai piu një kafe edhe ne zyrat e DEA-s amerikane, ku takoi drejtuesin e tij, Michele M. Leonhart.

Kjo vizitë shkaktoi diskutime në Tiranë. Bile në një gazetë afër qeverisë së sotme, deputeti socialist Pirro Lutaj u shpreh se “Për sa i përket qëllimit të takimit të tij me shefen e DEA-s në SHBA, mund të them se një drogmen shqiptar duhet të takohet më një të antidrogës në Amerikë për të treguar se nuk ka lidhje me drogën. Por kjo nuk është e vërtëtë”.

Në atë takim Meta është shprehur se ka shumë rëndësi hapja e një zyre rajonale të DEA edhe në Shqipëri. Hapja e kësaj zyre sipas Metës do ndihmonte në “rehabilitimin e viktimave të drogës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY