CHAMPIONS LEAGUE/ Skënderbeu – Dinamo Zagreb, 1 me 2 – mbyllet ndeshja,...

CHAMPIONS LEAGUE/ Skënderbeu – Dinamo Zagreb, 1 me 2 – mbyllet ndeshja, korçarët ndëshkohen në minutat shtesë

72
0
Shares

Korçarët janë ndëshkuar në minutën e tretë të shtesës, ndërsa janë mundur në ndeshjen me kroatët për Champions League.
Kë qenë mesfushori kroat Pivariç, i cili në minutën e 93, gjeti hapësirë dhe goditi në mënyrë perfekte topin në këndin ku Orges Shehi nuk mund ta mbrojë. Ky gol, përfundimisht i ka dhënë fitoren Dinamos së Zagrebit, 1 me 2, përballë Skënderbeut në “Elbasan Arena”
Pjesa e parë ishte e mbushur me ankth dhe emocione por që mbyllet me avantazhin e Skënderbeut. Një kryevepër e Bledi Shkëmbit i jep avantazhin korçarëve. Aksioni nisi në minutën e 36-të me Radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull. Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë.
Korçarët në avantazh por që në mbrojtje vuajnë duke i lënë shumë hapësira kundërshtarit.
Gjithsesi 45 minutat e para mbyllen me avantazhin e Skënderbeut
Në pjesën e dytë kroatët kanë arritur të përmbysin rezultatin me dy gola. Ndërsa Skënderbeu ka shfaqur shenja lodhje dhe pasigurie, duke u zhvendosur në mbrojtje, kroatët kanë realizuar dy zëvendësime, që duket se kanë qenë efektive dhe i kanë dhënë një tjetër ritëm lojës.
Si rezultat i kësaj, në minutën e 66 të pjesës së dytë, kanë arritur të barazojnë rezultatin.
Kanë qenë disa kombinime të bukura të kroatëve në zonë dhe pasimi i fundit nxjerr krejtësisht të lirë Soudanin i cili i vetëm përballë portës e shtyn topin drejt rrjetës.
Edhe pas kësaj minute, kanë qenë kroatët që kanë dominuar ndeshjen, duke goditur edhe një shtyllë.
Minutat shtesë kanë qenë fatale për Skënderbeun. Tri nderimet e Josës, nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë në lojën e korçarëve.
Ka qenë fundi i ndeshjes, minutat shtesë të saj, që kanë vulosur rezultatin.
Mesfushori kroat Pivariç në minutën e 93, gjeti hapësirë dhe goditi në mënyrë perfekte topin në këndin e portës, duke kaluar në avantazh kroatët.

SKEDA E NDESHJES

Skënderbeu-Dinamo Zagreb 1 – 2
Golat: Shkëmbi 37’/ Soudani 66′, Pivariç  90+3’

Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (87’ Ribeiro), Radas, Jashanica, Eskardinja, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Berisha (90’ Abazi), Latifi (79’ Progni), Salihi;
Trajner Mirel Josa

Dinamo Zagreb: Eduardo, Sigali, Travel, Pinto, Pivariç, Maçado (61’ Coric), Soudani, Santos, Hodzic, Rog (71’ Antoliç), Pjaca;
Trajner: Zoran Mamiç

Gjyqtar: Sergei Karasev (Rusia)

 

MINUTAT E NDESHJES SKËNDERBEU – DINAMO ZAGREB


skdn2PJESA E PARË

01′ Ka filluar sfida me topin e parë të luajtur nga Skënderbeu.
02′ Presing i Salihit në mbrojtjen kroate, korçarët fitojnë goditjen e parë nga këndi.
03′ Korçarët e nisin me presing, ushtrojnë presion që në sekondat e para duke luftuar për topin e parë.
04′ Goditje dënimi nga krahu i majtë për Skënderbeun, Shkëmbi kroson drejt zonës, por topi është i lartë dhe nuk shfrytëzohet nga askush.
06′ Aksioni i parë për kroatët, Pinto niset në krahun e djathtë dhe fiton një goditje këndi që nuk sjell asgjë.
07′ Rast ideal për Dinamon, Soudani gjuan fuqishëm me të majtën nga jashtë zone, por Shehi bën një super pritje. Ndjehen të kërcënuar korçarët.
10′ Berisha nis një aksion nga krahu i majtë, tenton të hedhë topin drejt zonës, por devijohet në goditje këndi.
11′ Sërish rrezikshëm Dinamo, Pinto nga e majta hedh një top drejt zonës, por për fat të mirë nbuk shfrytëzohet nga askush.
14′ Aksion i bukur i Skënderbeut, Latifi pason te Berisha, ky i fundit provon me të djathtën nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë.
15′ Konfuzion në mbrojtjen korçare dhe për pak sa nuk ndëshkohemi.
20′ Skënderbeu vazhdon të qëndrojë mbrapa, korçarët tregohen të kujdesshëm në mbrojtje dhe mundohen të dalin me kundërsulm.
22′ Aksion perfekt i Skënderbeut me Latifin që kombinon bukur me Salihin, por ndalen në momentin e fundit. Megjithatë topi mbetet aty dhe Berisha tenton të gjejë hapësira, largojnë mbrojtësit kroatë dhe topi shkon te Shkëmbi, kapiteni gjuan nga jashtë zone me të majtën, por topi që kalon fare pranë traut të portës. Marrin zemër korçarët.
26′ Nisen sërish me shpejtësi korçarët në krahun e djathtë me Latifin dhe Vangjelin, ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt dhe ka faull.
28′ Rast i mirë për kroatët, një top i gjatë neglizhohet nga mbrojtësit e Skënderbeut dhe për pak sa nuk shënon Hodzic
31′ Krosim nga e majta, Soudani godet me kokë rrezikshëm dhe topi prek traversën duke dalë më pas jashtë. Kërcënues sërish futbollistët e Dinamos.
35′ Aksion i shpejtë i Skënderbeut me Radas që lë mbrojtjen dhe del në ndihmë të sulmit. Mbrojtësi kombinon me Salihin dhe i afrohet zonës, por pengohet në limite dhe ka faull.
36′ GOOOOOL SKENDERBEU. Goditjen e merr përsipër Bledi Shkëmbi që godet në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në rrjetë. Veç ta shihje perlën e Shkëmbit. Korçarët në avantazh.
40′ Pas golit korçarët kthehen mbrapa dhe mundohen të administrojnë lojën.
43′ Pjaca simulon në zonë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
44′ Edhe njëherë vendimtar Orges Shehi i cili bën një pritje spektakolare duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt.
Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu – Dinamo Zagreb 1 – 0

PJESA E DYTË
46′ Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë kroatët e Dinamos.
47′ Rast i mirë për Skënderbeun. Aksion i shpejtë i korçarëve me Berishën në krahun e majtë, mesfushori hedh topin drejt qendrës por Nimaga nuk arrin dot për ta shtyrë drejt rrjetës.
49′ Ndërhyrje e ashpër e Kristi Vangjelit në mesfushë ndaj Pivariç dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
50′ Krosim drejt zonës nga krahu i majtë për Dinamon dhe për pak sa nuk shënojnë pas një tentative me kokë nga Hodzic.
52′ Sërish një rast i mirë për Skënderbeun. Shkëmbi shërben për Latifin në të djathtë, ky i fundit godet fuqishëm drejt portës, por portieri e devijon në goditje këndi.
53′ E pabesueshme çfarë humbet Hamdi Salihi. Sulmuesi gjendet krejtësisht i lirë përballë portierit, por nxitohet dhe godet keq duke e nxjerë topin jashtë. Shans që zor se mund të vijë sërish.
56′ Pjaca për Dinamon depërton brenda zonës duke lënë mbrapa Jashanicën, hedh topin në qendër, por largon rrezikun Marko Radas.
60′ Korçarët janë mbyllur në mbrojtje dhe nuk lejojnë hapësira.
61′ Zëvendësim te skuadra e Dinamos së Zagrebit largohet Maçado, në fushë Coric.
62′ Dy mundësi të mira brenda një minute për Skënderbeun. Fillimisht Berisha niset me shpejtësi drejt zonës, por del në fundore bashkë me topin, dhe rasti i dytë është i Latifit, mesfushori gjuan nga jashtë zone, por pa ndonjë rrezik të madh për portën e Eduardo.
66′ GOOOOOL DINAMO. Shënon Soudani. Kombinime të bukura të kroatëve në zonë dhe pasimi i fundit nxjerr krejtësisht të lirë Soudanin i cili i vetëm përballë portës e shtyn topin drejt rrjetës.
68′ Korçarët mundohen të kundërpërgjigjen me Berishën dhe Latifin në krahun e majtë. Të dy futbollistët kombinojnë mes tyre duke tentuar të depërtojnë drejt zonës, por largohet rreziku nga mbrojtësit.
71′ Zëvendësim tjetër te Dinamo, në fushë Antoliç, largohet Rog.
73′ Skënderbeu ka vështirësi të dalë përpara, Latifi provon por ndalet pa iu afruar zonës
75′ Sërish Shehi që shpëton portën korçare. Portieri detyrohet të bëjë një pritje fantastike pas një goditje nga jashtë zone.
78′ Zëvendësimi i tretë te Dinamo, largohet autori i golit Soudani dhe në fushë futet Fernandez
79′ Zëvendësimi i parë te korçarët, largohet Latifi, në fushë Gerhard Progni.
83′ Shpëton sërish me fat porta korçare, krosim nga e majta dhe Coric gjuan drejt portës, por topi prek shtyllën dhe më pas përfundon jashtë.
86′ Vazhdojnë rastet e njëpasnjëshme për Dinamon, Pjaca depërton bukur nga e majta dhe futet brenda zonës, godet, por topi kalon mbi traun e portës.
87′ Tjetër zëvendësim për ekipin e Josës. Largohet nga fusha Vangjeli, në lojë Ademir Ribeiro.
90′ Kryhet edhe zëvendësimi i tretë, largohet Berisha, në fushë Leonit Abazi.
90+1′ Mundësi e mirë për Skënderbeun, Shkëmbi kroson drejt zonës, por Abazi dhe Salihi nuk kuptohen me njëri tjetrin duke mos goditur si duhet.
90+2′ Hodzic provon me një goditje tokazi, por pret Shehi.
90+3′ GOOOOOL DINAMO. Shënon Pivariç. Mesfushori gjen hapësirën dhe godet në mënyrë perfekte topin në këndin ku Orges Shehi nuk mund ta mbrojë. Kroatët në avantazh
Mbyllet sfida, Skënderbeu – Dinamo Zagreb 1 – 2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY