RAPORTI/ Shqiptarët nuk ndalen në arratisjen drejt Europës, aplikojnë për azil...

RAPORTI/ Shqiptarët nuk ndalen në arratisjen drejt Europës, aplikojnë për azil më shumë se sirianët në luftë civile

41
0
Shares

Raporti më i fundit i gjerman komenton se aplikimet për azil të shqiptarëve gjatë 7-mujorit të këtij viti numëron 29.353 të tilla krahasuar me 4590 të bëra gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo përbën një shtim në numër prej 539 %.
Edhe në total, për sa i përket Gjermanisë, numri është rritur me gati dyfishin, ose më saktë rreth 125 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Nga këto, bëjnë me dije statistikat zyrtare të publikuara gjatë ditës së mërkurë, më shumë se 60.000 i përkasin shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria krahasuar me rreth 4800 kërkesa të tilla të bëra gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Por, sipas të njëjtave statistika, të 27 mijë azilkërkuesit e vendeve nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi janë gjithashtu në shumicë shqiptare. Vetëm për muajin korrik, vijon më tej raporti, azilkërkuesit me vend origjine Shqipërinë numëron 7547 persona, 29 % më tepër krahasuar me të ardhurit e qershorit të këtij viti.
Në renditje vendi ynë është i treti, pas Sirisë së trazuar nga lufta dhe Kosovës e që së bashku me këtë të fundit ia kalojnë edhe Sirisë, Eristresë e Pakistanit çka dëshmon që nga vendet e Ballkanit po ikin çdo ditë e më shumë njerëz. Por, si kombësi, shqiptarët janë azilkërkuesit më të shumtë se gjithë të tjerët.
Një tjetër shqetësim që vërehet në raport është edhe riaplikimi, ku për periudhën në fjalë numërohen 504 të tilla vetëm nga Shqipëria e 2938 nga Kosova.
Raporti vjen në një moment kur ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere kërkoi të rishikoheshin parashikimet mbi ardhjen e emigrantëve, pas sipas tij, nuk mund të qëndrojë më parashikimi i 450 mijë të ardhurve, por në gati 800 mijë të tillë.
Në Zyrën Federale të Kërkesave për Azil në Gjermani vetëm për 7-mujorin e vitit 2015 janë paraqitur mbi 218 mijë aplikime nga të cilat më shumë se 13 mijë janë riaplikime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY