Kërkesat për azil në BE, shqiptarët njëlloj me irakenët

Kërkesat për azil në BE, shqiptarët njëlloj me irakenët

40
0
Shares

Në tre muajt e parë të këtij viti 185 mijë persona kanë kërkuar për herë të parë azil në vendet e Bashkimit Europian, me një rritje prej 86 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2014. Rreth 50 mijë prej tyre janë kosovarë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, dhe kanë kërkuar azil në Europë. Shtetasit kosovarë janë të parët në kërkesat e tyre për azil duke lënë prapa sirianët dhe afganët.
Pas shtetasve Kosovarë, shtetasit e tjerë që kërkojnë më shumë azil në bashkimin europian janë 29 mijë sirianë dhe 13 mijë afganë.  
Ndërkohë që shqiptarët përbëjnë katër për qind të azilkërkuesve njësoj me Irakun në gjendje lufte dhe duke lënë pas vende të tjera në konflikt si Pakistanin, Ukrainën, Somalinë dhe Nigerinë të përfshira prej kohësh në konflikte të brenshme. 
Gjermania është vendi që ka marrë dhe numrin më të madh të kërkesave, 73.100, pra rreth 40 për qind të totalit, e ndjekur nga Hungaria me 18 për qind të kërkesave, Italia me 8 për qind, Franca me 8 për qind dhe Suedia me 6 për qind. Në krahasim me tremujorin e fundit të 2014-ës, kërkesat për azil janë shtuar me 32 për qind në Gjermani dhe me 17 për qind në Hungari, ndërsa kanë rënë me 28 për qind në Itali dhe 41 për qind në Suedi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY