FOTO/ Rama e Meta paralajmërojnë komisionarët: Nuk jeni ju që ndaloni të...

FOTO/ Rama e Meta paralajmërojnë komisionarët: Nuk jeni ju që ndaloni të votojnë të regjistruarit fiktivisht

31
0
Shares

Dy krerët e koalicionit mazhoritar, Edi Rama dhe Ilri Meta, dolën sot në një konferencë të përbashkët shtypi, me fokus, zgjedhjet e së dielës.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, Edi Rama ka mohuar përjashtimin nga votimi të zgjedhësve ët shtuar në mënyrë fiktive në lisat e zgjedhësve në Kavajë e Durrës. Jo vetëm kaq, por ai ka paralajmëruar komisonerët që të mos shkelin Kushtetutën dhe të mos ndalojnë askënd që ka emrin në listë për të votuar.
“Nuk janë komisionerët që pengojnë zgjedhësit të votojnë në shkelje të Kushtetutës. Problemi listave është në hetim dhe si problem gjen zgjidhje vetëm në prokuroi e gjykata. Nuk është problem që e zgjidh kushtetuta apo Kodi Zgjedhor”.
Në këtë linjë ishte edhe Meta, i cili akuzoi opozitën për standarde të dyfishta, duke përmendur rastin e Vorës, të ngjashëm sipas tij, me Kavajën e Durrësin.
Me herët, Edi Rama e vlerësoi situatën e qetë para zgjedhjeve, pa incidente dhe problematika.
“Buxheti i shtetit nuk u bë pjesë e shpenzimeve elektorale dhe shpenzimet nuk u frynë dhe as nuk u deformuan për shkak të fushatës”, tha Rama.
Rama tha se sfidë e qeverisë mbetet rritja e cilësisë së zgjedhjeve, ndërsa shprehu me bindje se kjo fushatë ka qenë e pandikuar nga njerëzit e pushtetit.
“Me sfidën që shoqëria jonë ka në 21 qershor për të rritur cilësinë e zgjedhjeve që është edhe sfida jonë si shumicë qeverisëse dhe qeveri që kemi përgjegjësi për të krijuar kushtet optimale, që 21 qershori të jetë ditë festë për demokracinë, dua t’ju them pse në këndvështrimin tonë janë sot këto zgjedhje, zgjedhjet padyshim më të qeta edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve të pushtetit me procesin më të pandikuar nga njerëzit e pushtetit”.
Midis të tjerave, Edi Rama, u mundua të justifikojë mospërdorimin e fëmijëve në fushatë. Sipas tij, “raportet e vëzhguesve, qoftë edhe ndërkombëtarë, janë të pabaza, sepse unë nuk di ndonjë rast, ku rrethohet vendi i ndonjë tubimi elektoral dhe ndalohet pjesëmarrja spontane qoftë edhe nga kuriozitetit i fëmijëve”.
Edhe Ilir Meta e vlerësoi fushatën si të qetë dhe të ndryshme nga ato të viteve të kaluara.
“ftoj qytetarët të votojnë të pandikuar, qoftë edhe nga familjarët e tij, për bindjet e tij”, u shpreh Meta.
“nuk do të mërzitesha sikur opozita ti fitonte të 61 bashkitë. Për ne më shumë se rezultati kanë rëndësi zgjedhjet e lira”, u shpreh Meta
Në këtë frymë ishte edhe Rama, i cili shtoi se “është e rëndësishme integriteti i zgjedhjeve, e rëndësishme është të fitojë një standard i ri zgjedhjesh”.
“Me sfidën që shoqëria jonë ka në 21 qershor për të rritur cilësinë e zgjedhjeve që është edhe sfida jonë si shumicë qeverisëse dhe qeveri që kemi përgjegjësi për të krijuar kushtet optimale, që 21 qershori të jetë ditë festë për demokracinë, dua t’ju them pse në këndvështrimin tonë janë sot këto zgjedhje, zgjedhjet padyshim më të qeta edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve të pushtetit me procesin më të pandikuar nga njerëzit e pushtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY