Tropojë, arrestohet i dehuri i cili nga qejfi qëllonte me armë në...

Tropojë, arrestohet i dehuri i cili nga qejfi qëllonte me armë në mes të fshatit

77
0
Shares

Policia e Tropojës ka arrestuar një person në flagrancë pasi, qëllonte me armë zjarri në qendër të fshatit Cernicë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit.
Burime të kësaj police, bënë të ditur se në orët e mbrëmjes së kaluar, në sallën operative të Komisariatit të Tropojës, ka ardhur një telefonatë se në qendër te fshatit Cernicë, një person po qëllon me armë zjarri. në vendngjarje shkuan efektivët e policisë të Komisariatit Tropojë, të cilët kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e shtetasit, Avdi Cani, banues në fshatin Zherkë, si dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, motori, si dhe e gëzhojat.
Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas, në gjendje të dehur, qarkullonte në qendër të fshatit Cernicë, me motorin e tij, me armë zjarri pa leje, me të cilën ka qëlluar disa herë në ajër.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur “dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për ndjekje të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY