Prokuroria e Tiranës: Nuk ka kallëzim ndaj Ismailit

Prokuroria e Tiranës: Nuk ka kallëzim ndaj Ismailit

44
0
Shares

Prokuroria e Tiranes nuk ka nisur kurrfarë hetimi. Vetëm policia dhe mediat po e bëjnë një gjë të tillë. Deri tani konfirmohet nga prokuroria e Tiranës nuk ka as kallëzim nga policia dhe as referim nga palët. Policia njoftoi se ka filluar një hetim ndaj kandidatit të opozitës në Vorë, Fiqiri Ismaili pasi ai dyshohet se u ka dhënë nga 10 mijë lekë të reja dy personave me qëllim që më 21 qershor të votojnë për të. Shuma e parave i është dhënë 45-vjeçarit me inicialet B.S dhe 49-vjeçarit Sh.B në ambientet e zyrës së firmës së tij “Agro Blend” në Vorë. Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili garon për herë të katërt nën siglën e Partisë Demokratike perballe kandidatit te LSI-së, Luan Sallaku. Fushatën e LSI-së në Vorë e drejton vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta. LSI e shikon me shumë interes këtë zonë për shkak të volumit të biznesit dhe të industrisë që ajo ka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY