Durrës, provohet shtimi i 2800 zgjedhësve fiktivë, prokuroria kërkon pezullimin e një...

Durrës, provohet shtimi i 2800 zgjedhësve fiktivë, prokuroria kërkon pezullimin e një drejtori dhe një notereje

57
0
Shares

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime për listën zgjedhore të këtij qyteti. Burime zyrtare bëjnë të ditur se hetimet kanë nisur, pasi dyshohet se në këtë listë janë shtuar fiktivisht 2800 banorë.. Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Partia Demokratike, rreth dy javë më parë, ku PD hodhi dyshimet për shtim fiktiv të rreth 2800 personave, nga qytete të ndryshme në listën e votuesve për zgjedhjet lokale të qershorit 2015.
Një raport për këto dyshime ka mbërritur në prokurori edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këta persona janë shtuar me kontrata fiktive qiraje si banorë të përkohshëm dhe votues në qytetin e Durrësit.
Në bazë të veprimeve procedurale, Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime të arsyeshme në bazë të dokumenteve dhe pyetjeve të personave të ndryshëm se ky numër shtetasish (2800) janë shtuar me kontrata fiktive qiraje si banorë të përkohshëm dhe votues të qytetit të Durrësit.
Prokuroria ka dërguar rreth 600 fletë-thirrje, nga të cilët janë pyetur rreth 60 persona, banorë në zonën e Plazhit, kryesisht ata që pretendohet se kanë dhënë me qira ambiente dhe shtëpi për shtetas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Prokuroria e Durrësit ka dërguar rreth 600 fletë-thirrje në kuadër të këtij procedimi, nga të cilat janë pyetur rreth 60 persona banues në zonën e Plazhit, kryesisht ata që pretendohet që kanë dhënë me qira ambiente dhe shtëpi për shtetas nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nga pyetja e këtyre personave, rezulton se ata nuk kanë dhënë shtëpi apo ambiente banimi me qira. Ndërkohë që hetimet po vijojnë, u krijuan dyshime të arsyeshme nga pyetja e këtyre personave se kontratat e qerasë janë fiktive”, thekson prokuroria.
Për këtë arsye, prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës pezullim nga detyra për drejtorin e ndërmarrjes komunale të plazhit, Alfred Dhuli, dhe noteren Ines Aleksi. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga persona që kanë për detyrë t’i hartojnë ato. Kërkesa u pranua nga Gjykata.
“Kjo kërkesë e Prokurorisë u pranua nga gjykata. Në argumentet e saj, Prokuroria kërkonte caktimin e masës, për faktin se kontratat e qerasë për 2800 personat, të dyshuara si fiktive, ishin nënshkruar nga drejtori Dhuli, të noterizuara nga noterja Aleksi. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e listës së regjistrimit të këtyre personave në Regjistrin e Gjendjes Civile të Bashkisë Durrës. Kërkesa për sekuestrimin e kësaj liste është pranuar sërish nga gjykata.  Në këto kushte, këta persona, nëse nuk janë regjistruar në listën e votuesve, nuk duhet të regjistrohen në Durrës. Por, në momentin që është bërë kallëzimi dhe ka nisur hetimi, 2800 personat e regjistruar fiktivisht ishin të përfshirë në listat e votuesve të qytetit Durrës dhe për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit i ka dërguar njoftim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr nga lista e votuesve, si edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për t’i hequr nga lista e banorëve të qytetit Durrës”, thekson prokuroria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY