Basha prezanton Mziun: Mazhoranca ka vënë bast për përçarjen e dibranëve dhe...

Basha prezanton Mziun: Mazhoranca ka vënë bast për përçarjen e dibranëve dhe kuksianëve në Kamëz

44
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot kandidatin për kreun e bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.
Për Bashën, mazhoranca ka vendosur të fusë përçarje mes dibranëve dhe kuksianëve.
“Këtu në Kamëz bastin e kanë vënë te përçarja. Kanë vënë bast se do ndajnë dy vëllezërit më të ngushtë dibranët dhe kuksianët. Ky është djepi i bashkimit tonë. Le ta flakim tutje me përbuzje ofertën e poshtërimit. Plani i tyre po dështon anembanë Shqipërisë. Le ti japim grushtin më të fortë këtu në Kamëz”, u shpreh kreu i PD-së.
Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se rrugët për mirëqenie janë mbyllur nga dyshja Rama-Meta. Ai e cilësoi kryeministrin Rama si mashtrues për legalizimet, që shëtit si adhamudh me fletushka që nuk janë legalizime.
“Si kudo edhe këtu shoh një padurim në këtë takim paraprak për të prezantuar kandidatin tonë kandidatin tim kryetarin ardhshëm të bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe rrënjët e këtij padurimi janë tek revolta e drejtë qytetare për gjendjen e mjerueshme ku është katandisur Kamza dhe Shqipëria. Nga ky shesh nisi mashtrimi i madh i shqiptarëve në 23 qershor. Këtu u firmos kontrata e turpshme e mashtrimit se gjoja shqiptarët do përfitonin legalizime falas. Këtë e bëri kryemashtruesi i kohëve moderne që premtoi legalizime falas por sot shëtit ditë për ditë si adhamudh me fletushka që nuk janë legalizime dhe nuk janë falas. Premtimet u shkelën aspo morën pushtetin në vend u vendos tirania dhe diktatura e mashtrimit. E keqja është shtrirë nga jugu në veri ka fytyrën e fadromave të INUK-ut dhe OSHEE. E keqja shkakton viktima mes nesh, kryefamiljarë që humbin jetën e tyre sepse nuk kanë si t’ia dalin. Rrugën shtigjet për mirëqenie dhe punë janë mbyllur nga dyshja e së keqes nga dyshja Rama-Meta”, u shpreh Basha.
Me tej Basha theksoi se të majtë dhe të djathtë janë bashkuar rreth opozitës pasi nuk pranojnë politikën e lakut në fyt dhe uljes së kokës.
Nga ana e tij kandidati Xhelal Mziu, e quajti kryeministrin hakmarrës, i cili shumë persona po i fut në burg se tentuan të rregullojnë tjegullat e shtëpive
Xhelal Mziu që synon të fitojë një tjetër mandat krye të bashkisë së Kamzës, premtoi punësim, urbanizim dhe gjelbërim për këtë zonë.
Duke e cilësuar hakmarrëse qeverinë Rama, Mziu i premtoi Bashës një fitore tjetër të së djathtës në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY