Gjykata lë në burg trafikantët që për 20 mijë euro të dërgonin...

Gjykata lë në burg trafikantët që për 20 mijë euro të dërgonin në SHBA dhe Kanada

97
0
Shares

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda ka vendosur sot, masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë shtetas, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “trafikim të personave të rritur”.
Të akuzuarit u arrestuan pak ditë më parë, pas në operacioni të koduar “Emigracioni i Paligjshëm”.
Sipas Prokurorisë, këta shtetas dyshohet se krijonin kushte që të lëviznin me dokumente fals nga Shqipëria drejt SHBA dhe Kanadasë, persona të ndryshëm, kundrejt shumave që arrinin deri në 20 mijë euro për person.
Prorkuroia ka nisur hetimet në janar  të këtij viti, në bazë të materialeve të referuara nga Polica e Shtetit. Në bazë të hetimeve proaktive, u arrit të faktohej veprimtaria kriminale dhe arrestimin flagrancë pak ditë më parë të tyre.

“Arrest në burg” për të arrestuarit
1 – Bajram M. Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë.
2 – Kujtim A. Emiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.
3 – Xhelil Sh. Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
4 – Sofije M. Pepaj, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.
5 – Mihal V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/FOTO_LAJM_Tirane_e_Shkoder_Emigracioni_i_Paligjshem_arreston_5_konsuj_zbulon_dy_laboratore_falsifikimi_dokumentesh_1528_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY