Dosja “Frroku”, Adriatik Llalla dhe dy prokurorë shkojnë në Belgjikë

Dosja “Frroku”, Adriatik Llalla dhe dy prokurorë shkojnë në Belgjikë

60
0
Shares

Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe prokurorët e çështjes së deputetit Mark Frroku shkojnë në Belgjikë për akuzat e ngritura në drejtim të tij në këtë shtet. Mësohet se vizita e Llallës në Belgjikë është zyrtare, ndërsa shoqërohet nga dy prokurorët Madrid Kulloli dhe Rovena Gashi.
Prokurorët pritet që të zhvillojnë takime në lidhje me çështjen në ngarkim të deputetit Frroku.
Para një jave nga Belgjika mbërriti dosja me 2500 faqe për Mark Frrokun, për vrasjen e emigrantit shqiptar Aleksandër Kurti në mars 1999.
Dosja penale për deputetin Mark Frroku u kërkua nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë më datë 28 mars 2015, dy ditë pas arrestimit të deputetit. Pas mbërritjes në Ministrinë e Drejtësisë, dosja penale mësohet se ka nisur të përkthehet në gjuhën shqipe për t’iu vënë më pas në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal për akuzën e vrasjes me dashje ndaj deputetit Mark Frroku, bazuar në një njoftim të shpërndarë nga Interpoli që nga dhjetori i vitit 2014. Bazuar në këtë dosje të hapur, Prokuroria kërkoi arrestimin e Mark Frrokut, i cili ishte lënë ndërkohë në arrest shtëpie nga Gjykata e Lartë për çështjen e “dëshmisë së rreme” në dosjen e deputetit Tom Doshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY