Partizani – Tirana mbyllet 2 me 2, Skënderbeu i sigurt drejt titullit...

Partizani – Tirana mbyllet 2 me 2, Skënderbeu i sigurt drejt titullit Kampion

30
0
Shares

Mbyllet në barazim derbi kryeqytetas, Partizani – Tirana, 2 me 2. Ky rezultat favorizon Skënderbeun, i cili  ruan distancën prej 5 pikësh nga vendi i dytë Tirana. Rezultati i sotëm e vendos Tiranën në vendin e dytë me 67 pikë ndërsa Partizani ndodhet në vendin e katërt me 64 pikë.
Perballja mes Partizanit dhe Tiranes nisi me tensione. Një ndërhyrje në zonë ndaj Rraçit në minutën e 05′, bëri që të ngriheshin tifozët e Tiranës duke hedhur edhe fishekzjarrë në fushë. Pas një ndërprerje të shkurtër loja rifilloi sërish.
Në minutën e 34′ Tirana ka dalë na avantazh pasi Bakaj ka dërguar topin në rrjetë. Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur me rezultatin 0 – 1 por Partizani ka marre shpejt situaten ne dore ne minutat e para te pjeses se dyte duke barazuar rezultatin ne 1-1.
Kanë kaluar vetëm pak minuta dhe Partizani ka shënuar në minutën e 83′ duke e cuar rezultatin ne 2 – 1, por Tirana ka hyr sërish në aksion dhe ka barazuar rezultatin 2 – 2, vetëm një minutë më pas, të 84′.

Pasaporta e derbit

GOLAT
Fazliu 57′ Mazrekaj 83′ / Bakaj 34′ 84′

FORMACIONET ZYRTARE
Partizani 4-2-3-1: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Trashi, Batha, Mazrekaj, Nexhipi, Vila (Fazliu 46′), Raçiç.
Tirana 4-5-1: Ed.Bakaj, Taku, Muça, Curri, Karabeci, Bulku, Kërçiku, Sefa (Ndikumana 62′), Kahata, Morina, Bakaj.

GJYQTAR
Lorenc Jemini

DELEGAT
Lysein Nurishimi

VËZHGUES
Sokol Jareci

KARTONA TË VERDHË
Batha 30′ Fazliu 57′ Nexhipi 84′/ Karabeci 61′ Kahata 72′ Taku 74′ Muça 85′

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY