Derbi Partizani – Tirana, minutë pas minute

Derbi Partizani – Tirana, minutë pas minute

54
0
Shares

Pjesa e parë
01′ Ka startuar sfida me topin e parë të luajtur nga skuadra e Tiranës
03′ Vjen kërcënimi i parë nga skuadra e Tiranës, Taku hedh një top drejt zonës nga e djathta dhe Morina nuk e kontrollon dot pasi ndërhyjnë mbrojtësat duke larguar topin, atu ndodhet Sefa që pasi kontrollon nga jashtë zone godet menjëherë me të majtën por topi përfundon ngjitur me shtyllën
05′ Flakadanë në fushë nga tifozët e Partizanit, arbitri ndërpret për disa sekonda ndeshjen
06′ Tension mes Bulkut dhe Raçiç, duhet ndërhyrja e Jeminit për të qetësuar dy futbollistët
12′ Sendet e hedhura në fushë dhe lazerat vazhdojnë të bëhen pengesë për zhvillimin normal të ndeshjes
16′ Vila hedh një top të rezikshëm drejt zonës nga krahu i djathtë, aty ndodhet Raçiç që e kontrollon fillimisht topin dhe mundohet të shërbejë për Bathën por largojnë rrezikun mbrojtësat e Tiranës
22′ Gabim në mbrojtje nga Tirana dhe Fejzullahu rrëmben një top duke e hedhur më pas në qendër por del portieri Bakaj duke larguar rrezikun
23′ Sërish tension mes Raçiç dhe futbollistëve të Tiranës pasi sulmuesi serb ndërhyri ashpër ndaj Elis Bakajt
26′ RAST IDEAL për Partizanin. Raçiç merr një pasim në krahun e majtë dhe i drejtohet zonës, sulmuesi hedh topin drejt qendrës dhe gjen krejtësisht të lirë Emiliano Vilën i cili me portën e boshatisur e dërgon topin jashtë
29′ Zbritje e shpejhtë e Tiranës me Kahatën në krahun e majtë, mesfushori harkon një top drejt zonës dhe Kërçiku përpiqet të godasë por bllokohet nga mbrojtësit
30′ Batha ndërhyn ashpër ndaj Elis Bakajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë
33′ SUPER Erando Karabeci, mesfushori lëshon një predhë nga distanca por topi ndalet me shumë vështirësi nga portieri Hoxha i ndihmuar edhe nga traversa
34′ GOOOOL TIRANA Morina merr pasim në afërsi të zonës dhe shërben për Sefën i cili del i vetëm përballë Hoxhës, mesfushori godet por pret portieri duke e rikthyer topin sërish në lojë, aty përfiton Bakaj që me një kthesë godet dhe e dërgon topin në rrjetë. Tirana në avantazh
40′ Cuculi kroson nga e majta dhe largojnë mbrojtësat e Tiranës, topi kthehet te Nexhipi që pasi shmang bukur një futbollist tenton goditjen por humbet ekuilibrin dhe gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit
45+1′ Morina godet në pozicion të prirët por Alban Hoxha është në pozicion dhe ndal goditjen e sulmuesit

Pjesa e dytë
76′ Zvëndësimi i dytë për Tiranën, largohet Morina në fushë Bushiç
74′ Taku gjithashtu shkakton faull ndaj Nexhipir dhe ndëshkohet me karton të verdhë
46′ Partizani e nis pjesën e dytë me një zvëndësim, largohet Emiliano Vila dhe në fushë hyn Fazliu
50′ Kahata merr një top në krahun e majtë dhe depërton drejt zonës, afrikani pason për Karabecin që godet menjëherë nga jashtë zone por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit
55′ Tifozët e Partizanit hedhin flakadanë në fushë ndërpritet loja
56′ Ka rifilluar sërish ndeshja
57′ GOOOOOL PARTIZANI Mazrekaj merr një pasim në krahun e majtë dhe i afrohet zonës, mesfushori harkon topin drejt zonës dhe aty gjendet i lirë Fazliu i cili godet në pozicion të prirët dhe topi prek fillimisht traversën dhe më pas kalon vijën fatale. Barazohet rezultati, ndërkohë që Fazliu ndëshkohet me karton të verdhë pasi hoqi fanelën
57′ Shumë flakadanë në fushë nga festa e Partizanit dhe loja ndërpritet për disa minuta
61′ Karabeci ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Fazliut dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
62′ Zvëndësim te Tirana, largohet Sefa, në fushë Ndikumana
64′ Zvëndësim edhe te Partizani, largohet Trashi i dëmtuar dhe në lojë hyn Asion Saja
67′ Mazrekaj mundohet të depërtojë brenda zonës dhe tenton të hedhë një top në qendës, pasimi i mesfushorit devijohet në goditje kendi nga mbrojtësat e Tiranës
71′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Mazrekaj niset drejt zonës dhe pason djathtas për Fazliun, mesfushori kthen topin sërish mbrapa për Bathën i cili godet por topi përfundon mbi traun e portës
72′ Kahata ndërhyn në mënyrë të parregult ndaj Fazliut dhe ndëshkohet me karton të verdhë
74′ Taku gjithashtu shkakton faull ndaj Nexhipir dhe ndëshkohet me karton të verdhë
76′ Zvëndësimi i dytë për Tiranën, largohet Morina në fushë Bushiç
81′ Takun niset në krahun e djathtë dhe pason në qendër për Bushiç, ky i fundit kontrollon topin dhe pason te Kërçiku, mesfushori e kthen më mbrapa për Bakajn që tenton nga distanca por topi përfundon shumë metra larg portës
83′ GOOOL PARTIZANI Goditje dënimi në krahun e majtë për Partizanin në një pozicion të prirët, Mesfushori gjuan mjeshtërisht duke realizuar një supergol
84′ GOOOOL TIRANA Taku niset në krahun e djathtë dhe hedh një top të fortë dhe të ulët drejt zonës që përfundon në këmbët e Bakajt i cili me portën e boshatisur e dërgon drejt rrjetës
84′ Nexhipi konfrontohet fizikisht me Debatik Currin dhe arbitri e ndëshkon kapitenin e Partizanit me karton të verdhë
90′ Sinjalizohen 5 minuta shtesëPolicia justifikon dhunën në Kukës: U tentua çarmatosja e shefit të krimeve
90′ Kërçiku hedh sërish një top drejt zonës nga krahu i djathtë dhe topi përfundon në këmbët e Ndikumanës që godet me të majtën nga brenda zone por topi ndalet nga Rrahmani
90+1′ Dy zvëndësime, për Partizanin largohet Nexhipi dhe në fushë Ibrahimi, ndërkohë për për Tiranë largohet Bakaj dhe hyn Kalari
95’ Gjyqtari fërshëllen përfundimin e ndeshjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY