Policia justifikon dhunën në Kukës: U tentua çarmatosja e shefit të krimeve

Policia justifikon dhunën në Kukës: U tentua çarmatosja e shefit të krimeve

31
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar mbrëmjen e sotme, lidhur me përplasjen e efektivëve të saj në Kukës, me protestuesit që bllokuan aksin kombëtar, në kundërshtim të pagesës së kamatonesave të faturave të energjisë elektrike.
“Ndërkohë që nga forcat policore është bëre ndërhyrja për lirimin e aksit rrugor dhe shoqërimin e organizatorëve të ketij tubimi të paligjshëm, qytetarët e tubuar kanë ushtruar akte dhune ndaj punonjësve të policisë me mjete dhe sende të forta (gurë, drunj etj) megjithëse ju është bërë thirrje nga policia se veprimet ishin të paligjshme. Gjatë shoqërimit të shtetasit Nderim Lushi si organizator dhe nxitës i tubimit dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë, nga perosnat që ishin pjesëmarrës në këtë tubim, (të paidentifikuar ende për shkak të konfuzionit) është tentuar t’i merret arma e shërbimit Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë së Kukësit, i cili për parandalimin e këtij akti ka nxjerrë armën nga brezi dhe është shmangur nga turma”, ka justifikuar dhunën policore Polia e Shtetit, nëpërmjet një deklarte për shtyp.
Gjithashtu nëpërmjet kësaj deklarate mësohet se arsyeja e mosdhënies së lejes për protestë, ishte angazhimi i efektivëve të policisë në mbarëvajtjen e tubimit të PD-së.
“Kjo leje i është refuzuar këtij qytetari me argumentin se policia ishte e angazhuar për krijimin e kushteve normale për mbarëvajtjen e aktivitetit politik të subjektit Partisa Demokratike dhe gjithashtu ky refuzim është bërë duke u nisur edhe nga thelbi i kërkesës që bëhej nga qytetari Nderim Lushi mbi bllokimin e Rrugës së Kombit”, sqaron Policia e Shtetit.

Për më shumë mund të lexoni edhe… /web/Kukes_proteste_per_faljen_e_kamate_vonesave_te_energjise_policia_ushtron_dhune_dhe_arreston_organizatorin_162

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY