Spanjë, anija përfshihet në flakë, shpëtohen 157 pasagjerët, në bord edhe shtetas...

Spanjë, anija përfshihet në flakë, shpëtohen 157 pasagjerët, në bord edhe shtetas shqiptarë

43
0
Shares

Një anije u përfshi sot nga flakët, ndërsa u shpëtuan të gjithë persona që ndodheshin në bordin e saj. Ngjarja ndodhi në ujërat e Palma De Mallorca, pranë ishujve Baleari, në Spanjë, ku anija italiane “Sorrento” u përfshi nga flakët e shumta.
Sipas “El Mundo” mes pasagjerëve të shpëtuar kishte edhe shqiptarë.
Në bordin e anijes ishin 157 pasagjerë dhe 45 anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht të gjithë shpëtuan, pati vetëm tre anëtarë të ekuipazhit të cilët patën probleme nga tymi.
“Anija ka pasagjerët nga 12 vende, duke përfshirë edhe Kinën, Argjentinën dhe Australinë. Në anijen e djegur udhëtojnë gjithashtu shtetas nga Gjermania, Rumania, Kolumbia, Ekuadori, Senegali, Shqipëria, Bullgaria dhe Algjeri”, raporton “El Mundo”.
Mediat bëjnë me dije se ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Tre anëtarë kanë pësuar lëndime të lehta. Asfiksim të lehtë ka pësuar edhe një 25-vjeçar italian. Përpjekjet e shpejtë të shpëtimit, shmangën një tragjedi me pasoja të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY