Paradoksi, shqiptarët largohen nga Shqipëria, në Lezhë 6 mijë votues më shumë...

Paradoksi, shqiptarët largohen nga Shqipëria, në Lezhë 6 mijë votues më shumë në listat zgjedhore

66
0
Shares

Në Lezhë janë afishuar listat e zgjedhësve që përfshin rrethi, ndërsa mësohet se janë 6 mijë zgjedhës shumë se 4 vjet më parë. Një situatë e tillë tingëllon paksa paradoksale, kur muajt e fundit, shtetasit e Shqipërisë, në një masë të konsiderueshme, zgjedhin të largohen nga vendi.
Listat e zgjedhësve janë afishuar pranë çdo njësie vendore në Lezhë, ndaj qytetarët mund të verifikojnë përfshirjen e tyre në këto lista. Deri më tani janë regjistruar 80 777 votues në rrethin e Lezhës ose rreth 6 mijë më shumë se 4 vite më parë.
Afishimi paraprak do të verifikojë dhe publikimet, por edhe mungesat e emrave të votuesve.
Qytetarët që nuk gjejnë emrin në listën e zgjedhësve duhet të drejtohen pranë zyrave të gjendjes civile në njësite e tyre të qeverisjes vendore për të kryer korrigjimin, proces që mund të kryhet deri 1 muaj para zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY