Ilir Meta: Opozita ka të drejtë kur thotë që situata ekonomike në...

Ilir Meta: Opozita ka të drejtë kur thotë që situata ekonomike në vend është e vështirë

34
0
Shares

“Opozita ka të drejtë kur thotë që situata ekonomike në vend është e vështirë”.
Kështu deklaroi sot kryeparlamentari, njëherazi kryetari i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë në ambientet e jashtme, pranë rektoratit të Universitetit të Tiranës.
Ai theksoi më tej, se gjendja nuk ka qenë më e mirë edhe para dy viteve dhe se një gjë të tillë ja ka thënë edhe kryeministrit Sali Berisha në atë kohë.
Përpos deklaratës pesimiste, Ilir Meta e sheh me optimizëm të ardhme, kur tha se pjesa e vështirë e reformave në vend u kalua dhe se tani do fillojnë të ndihen frytet e këtyre reformave.
“Kam qenë në koalicion me Berishën dhe i kam thënë se nuk duhet ta paraqesim situatën rozë dhe me eufori siç paraqitej që Shqipëria ishte e vetmja që nuk prekej nga kriza dhe ecte hap pas hapi me Gjermaninë sepse elementet e krizës po afroheshin. Pati shpenzime marramendëse sidomos në prag të fushatës dhe më pas një situatë mjaft kritike që e detyroi qeverinë e re që bashkë me FMN të vendoste një fond për të stabilizuar situatën ekomomike. Pjesën më të vështirë të reformave të domosdoshme e kemi lënë pas tani do shohim frytet e rritjes ekomomike”, u shpreh midis të tjerave Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY