Edi Rama, postime kundër Kosovës. Ja si i përmbys deklaratat e doktor...

Edi Rama, postime kundër Kosovës. Ja si i përmbys deklaratat e doktor Halimit

49
0
Shares

Kryetari i PS-së, sërish ka nisur një postim tjetër në përpjekje për të vënë në lojë kandidatin demokrat për Tiranën.
Nën okelion “thënia e ditës”, ai shkruan “Në rast se kam mundësi të bëj 10 gjëra, unë do të bëj 5, Halim Kosova”.
Në fakt Kosova ka thënë se “nëse unë do të kem mundësi të bëj dhjetë gjëra, unë 5 do të deklaroj”.
Rama ka zgjedhur ironinë në këtë betejë por bie jo pak në sy sikleti që ka zënë PS nga deklaratat e Blushit. Pas Braces e Ballës në debat është përfshirë edhe Erion Veliaj. Gjatë inagurimit të një shkolle në Durrës tha se ai dhe dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk janë njerëz që merren me fjalë, por me punë. “Ka njerëz që duan të hedhin baltë mbi punën tonë, Por unë s’jam njeri i llafeve. Unë dhe Dako jemi njerëz të punës dhe flasim pak dhe punojmë shumë”, u shpreh gjatë fjalës së tij Veliaj, duke lënë të kuptohet se këto fjalë ishin për kritikat që vijnë nga anëtarë të Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY