Taulant Dedja: Beni filloi “të ecë vetë”, por po të kishte folur...

Taulant Dedja: Beni filloi “të ecë vetë”, por po të kishte folur më herët, gjërat sot do të ishin ndryshe

204
0
Shares

Taulant Dedja, një nga ish-drejtusit e PS-së, ministër e deputet i kësaj partie, ka reaguar pas qëndrimeve publike të Ben Blushit. Sipas tij, Ben Blushi duhet të kishte folur më herët, që socialistët të paguanin më pak kosto. Po për atë e rëndësishme është që më në fund filli “të ecë vetë”, ndërsa i kujton se në politikë “luhet” në skuadër…
“Kur lexova letrën e hapur të Ben Blushit mu kujtua një shprëhje e Budës ‘tre gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë, dielli, hëna dhe e vërteta’. Në se Beni do kish folur me këtë gjuhë qysh më 2007, socialistët do kishin paguar shume më pak kosto e shumë gjëra do të rridhnin ndryshe por… Megjithatë më mirë vonë se kurrë! Me sa duket Beni vendosi më në fund ‘të ecë vetë’… Të shohim vazhdimin… Ështe hera e parë që po prononcohem për politikën në atdhe pas 8 vitesh dhe merita është e Blushit cileësitë e të cilit gjithmonë i kam admiruar përvec faktit që ka preferuar gabimisht të ‘luaje’ vetëm. Në politikë luhet me skuadër!”, shkruan Taulant Dedja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY