Skënderbeu fiton në Kukës, shkëputet 6 pikë nga vendi i dytë

Skënderbeu fiton në Kukës, shkëputet 6 pikë nga vendi i dytë

38
0
Shares

Skënderbeu ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull kampion në javën e 32 të Kategorisë Superiore, duke mposhtur 0-1 Kukësit.
Njeriu i ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri”, të Kukësit, ishte Sabien Lilaj i cili shënoi pas një asisti të marrë nga Berisha në minutën e 64 të ndeshjes. Për t’u shënuar në këtë takim ishte edhe dalja me kartonin e kuq të mbrojtësit vendas, Smajli, i cili u ndëshkua vetëm 3 minuta para shënimit të golit.
Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 69 pikëve, duke u shkëputur 6 pikë nga Kukësi, i cili është në të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën dhe Partizanin.
Ndërkohë, Tiranën do të luajë ndaj Laçit në orën 19:00 në “Qemal Stafa”. Bardhebultë nëse fitojnë në këtë ndeshje do të ngjiteshin në vendin e dytë, vetëm 3 pikë larg Skënderbeut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY