Librazhd, gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje, dyshohet të jetë vrarë

Librazhd, gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje, dyshohet të jetë vrarë

39
0
Shares

Trupi i dekompozuar i një gruaje është gjetur në fshatin Babje të Librazhdit.
Trupi i dekompozuar u gjet mbrëmjen e djeshme nga qentë pranë përroit të fshatit Babje dhe më pas një bari njoftoi policinë.
Dyshohet se trupi i përket një gruaje të moshës 18 deri në 23 vjeçe.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe identiteti ikufomës, por dyshohet se gruaja duhet të jetë vrarë rreth tetë muaj më parë. Megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të percaktuar saktësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia ka marrë kufomën dhe e ka dërguar në morgun e qytetit ku po bëhet ekspertiza mjekoligjore.
Ndërkohë policia paralelisht ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, ndërsa po shqyrtohen të gjitha rastet e denoncimeve për individë te zhdukur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY