Fredi Beleri, kandidati i Dules në Himarë, akuzuar për masakrën e Peshkëpisë

Fredi Beleri, kandidati i Dules në Himarë, akuzuar për masakrën e Peshkëpisë

138
0
Shares

PBDNJ ka kandiduar në Himarë, Fredi Belerin, i akuzuar nga drejtësia greke për sulmin e armatosur në postën ushtarake të Peshkëpisë më 1994 ku mbetën të vrarë dy ushatrakë shqiptarë dhe u plagosën tre të tjerë.

Beleri në atë kohë banonte në Athinë dhe punonte si hidraulik ndërkohë që bënte pjesë në strukturat e armatosura të MAVI, një organizatë terroriste që propagandonte panhelenizmin me synim kryesor sulmet mbi të ashtuquajturin Vorio Epir grek.

Qeveria greke arrestoi atëherë 7 persona ndër të cilët, Beleri dhe 4 shqiptarë të tjerë si dhe dy oficerë grekë të policisë.

Dule ka zgjedhur kartën nacionalizmit grek në këto zgjedhje. Ai prej ditësh po organizon takime të ndryshme duke mbajtur flamurin e Vorio Epirit dhe duke provokuar për incidente mes mbështetësve të tij dhe qytetarëve.

Me hartën e re territoriale, bashkia e Himarës është zgjeruar edhe më tej duke përfshirë në të edhe disa komuna më në lindje të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY