Lezhë, viktima u transportua me kamionçinë, procedim penal për drejtori dhe dy...

Lezhë, viktima u transportua me kamionçinë, procedim penal për drejtori dhe dy mjekët të spitalit

30
0
Shares

Pas skandalit të djeshëm ku viktima e një aksidenti u transportua në morg me kamionçinë, Policia e Lezhës ka nisur procedim penal për drejtorin e spitalit të Lezhës dhe dy mjekë. Ata akuzohen se nuk vunë në dispozicion ambulancën për viktimën e aksidentit.
“Nga Strukturat e Krimit Ekonomiko Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasëve: N. B. vjeç 53, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i spitalit Rajonal Lezhë, P. L, vjeç 42, banues në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A. B., vjeç 43 , banues në lagjen Besëlidhja”, Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.
Të njëta burime skatësojnë se procedimi ndaj tyre filloi pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufomë megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D. P. Q., Lezhë.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë për veprën Penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY