Update/Ilir Meta, dy herë hesap për vizitën e Baba Takut në spital

Update/Ilir Meta, dy herë hesap për vizitën e Baba Takut në spital

40
0
Shares

Ilir Meta deklaroi sërish sot lidhur me vizitën e deputetit Spartak Braho në spitalin ku ishte edhe deputeti i arrestuar Mark Frroku. Qëndrimi im është i pakompromis ndaj cdo deputeti, deklaroi kryetari i Kuvendit. Për deputetët që sfidojnë vendimet e gjykatës nuk ka kompromis, ka theksuar ai sërish në daljen e tij të dytë për këtë cështje në harkun e disa orëve.
Deputeti i LSI-së, njëherazi kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ishte dej në mëngjes në spitalin ku ndodhet deputeti Mark Frroku dhe aludimeve në lidhje me këtë vizitë.
Rreth dy orë më pas kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi sqarime nga deputeti i LSI-së për këtë vizitë. Braho ka deklaruar se prania e tij ishte tërësisht për arsye shëndetësore. Ai tregoi se ka qenë edhe më parë në këtë spital për këto arsye dhe se kjo mund të verifikohet nga kamerat e sigurisë.
“Jam befasuar dhe kam ndjerë keqardhje e neveri që ndonjë media vazhdon të mbetet përhapëse e lajmeve dizinformuese, mision ky që jo vetëm nuk i ka hije një televizioni, por i katandis ato në si mos më keq e në përdorim klientelist të soj e sorollopësh intrigantë e aspak profesionalë. Nuk e di dhe për llogari të kujt këto televizione transmetuan pamje dhe sekuenca filmike në qendër të të cilave vendosesha unë duke dalë nga dera kryesore e Spitalit Gjerman të kardiologjisë dhe që kjo pamje u komentua si ‘vizitë e dyshimtë e Brahos në këtë spital, pasi aty ndodhej i shtruar i akuzuari Frroku!’. Ndonëse as nuk ia vlen të merresh me sqarimin e këtij dyshimi që hedh në eter kova e ndryshkur propagandistike për të bërë gjoja “lajm”, prania ime në këtë spital ishte tërësisht për arsye shëndetësore, e planifikuar dhe e dokumentuar ditë më parë ku kontaktova mjekun përkatës të laboratorit në katin e parë”, sqaron Braho.
Deputeti i LSI-së tregon se praninë e Frrokut në të njëjtin spital ku kishte shkuar për problemet e tij shëndetësore e ka marrë vesh vetëm pasi ka dalë prej ti dhe ka parë kamerat që po e filmonin.
Spartak Braho është personazhi politik më aktiv në ështjen Doshi-Meta. Ai ka bërë deklaratat më të rëndësishme lidhur me cështjen dhe gjithnjë mban në dorë një cantë ku thotë se ka video kompromentuese për të tjerë. Dalja e zotit Meta për të dytën herë në publik lidhur me vizitën e Baba Takut në spital është shenjë se cështja ende është në zhvillim dhe askush nuk di përfundimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY