Sokol Balla personazh “i humorit të zi” të Ermal Mamaqit

Sokol Balla personazh “i humorit të zi” të Ermal Mamaqit

90
0
Shares

I shndëruar, pa dashjen e tij, në një nga personazhet publik më të lakuar ditët e fundit, Sokol Balla nuk i ka shpëtuar as “humorit të zi” të Ermal Mamaqit. Aktori i humorit ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve, saktësisht koncertin e Olen Çezarit dhe bandës së tij, që të bëjë humor me personazhin më të komentuar të ditëve të fundit, Sokol Ballën.
Pasi ka hipur në skenë, Ermal Mamaqi ka parapërgatitur publikun, duke bërë fillimisht humor me Blendi Fevziun.
“Kam veshur pantallona të kuqe, ia mora borxh Blendi Fevizut”, artikuloi Erml Mamaqi, duke u pasuar nga duartrokitjet dhe të qeshurat e sallës.
Kaq u desh… Ermalit i doli në shtegë…
“Kam vendosur, i kam zhdukur të gjitha. Sepse më thanë të flas në ‘skype’. Por nuk ka më ‘skype’, unë i kam fshirë të gjitha ç’kam pasur”, tha Ermal Mamaqi, ndërsa duartrokitjet dhe të qeshurat e sallës, nuk pushonin…
Më pas, objekt i humorit të Ermal Mamaqit u bë edhe Ardit Gjebrea, pas një telefonate siç tha vetë ai që i kishte bërë në celular.  Sipas Ermalit, në telefon i doli Ana, vajza e Arditit, e cila e fshehur në shtëpi nga prindërit, i fliste me zë të ulët. Sipas Ermalit, në këtë moment ai kishte menduar se mos hajdutët kishin hyrë në shtëpinë e Arditit. Për këtë, kishte lajmëruar edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Kaq u desh, sipas Ermalit, që makinat e policisë, të “rrethonin” shtëpinë e Arditit… nga ku u mësua më pas se vajza po luante kukamfshehti me prindërit e vet, ndërsa ata vetë ishin të trembur se kishin dyshuar se vajza u kishte humbur…
Salla vazhdoi sërish me duatrokitje të qeshura…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY