Kosova firmos MSA me 30 prill. Në prag heqja e vizave

Kosova firmos MSA me 30 prill. Në prag heqja e vizave

32
0
Shares

“Javën tjetër, më 30 Prill do të miratojmë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Kosovën dhe do t’ua dërgojmë shteteve anëtare për diskutim. Me këtë hap, sigurisht do të na mundësohet që ta nënshkruajmë para verës”, deklaroi në një forum në Prishtinë, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, shkruan top-channel.tv.
Ai tha se, në këtë mënyrë do të kemi marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
“Një marrëveshje shumë gjithëpërfshirëse, e cila përcakton edhe dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se është – asnjëherë s’e kam përdorur fjalën historike, – por mendoj se është shumë më rëndësi për sigurimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së”, tha Zbogar.
Në panelin e “Perspektiva europiane, ecje nëpër mjegull”, në “Forumin 2015” foli edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, i cili tha se fakti, që një marrëveshje e tillë nuk do të ratifikohet nga 5 vende anëtare të BE-së, sipas tij nuk do ta zbehë atë.
Ministri argumentoi qëndrimin e tij, me bazën e hedhur prej traktatit të Lisbonës, me të cilin Bashkimi Europian ka autoritet, që të nënshkruajë marrëveshje bilaterale me shtete dhe më këdo, të cilin ata e shohin të rëndësishëm.
Ky është hapi më i madh drejt liberalizimit të vizave, proces që pret edhe realizimin e disa kushteve që lidhen me qeverisjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY