PD: Njerëzit ikin se Erion Veliaj dhe qeveria kujdesen vetëm për mirëqenien...

PD: Njerëzit ikin se Erion Veliaj dhe qeveria kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre

34
0
Shares

“E turpshme si një anëtar i këtij kabineti që u kujdes dy vjet për mirëqenien personale e ndan Shqipërinë në tonën dhe të tyre”, ka reaguar PD, sot pas deklaratës së Erion Veliaj, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
“Njerëzit po ikin se qeveritarë dhe zotëria në fjalë kujdesen vetëm për mirëqenien e tyre. Qytetarët i kanë zhytur në mjerim, papunësia është rritur, çmimet po ashtu. Këta krodhën nëpër ekrane me suksese imagjinare. Shqiptarët po marrin rrugët e botës ndërsa këta janë strukur në luksin e siguruar nga lekët e shqiptarëve”, thuhet më tej në deklaratën e PD-së.
Kjo deklaratë u bë pasi Erion Veliaj më herët kishte deklaruar se, “keqqeverisja e vendorëve të djathtë”, është shkaktarja e eksodit të ditëve të fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY