Basha prezanton kandidatin për Vlorën: Mjerimi, skamja dhe papunësia arsyet e eksodit...

Basha prezanton kandidatin për Vlorën: Mjerimi, skamja dhe papunësia arsyet e eksodit të shqiptarëve

46
0
Shares

“Kandidatin nuk e solla unë, sepse atë e gjeta mes jush”.
Ishin këto fjalët e para të kreut të demokratëve, Lulzim Basha, sapo mbërriti në qytetin bregdetar të Vlorës, ku mes simpatizantëve të PD-së prezantoi kandidatin e kësaj force politike për bashkinë e qytetit. Basha shoqërohej dhe nga deputeti Tahir Muhedini i PDIU.
“Arroganca, arbitrariteti, paligjshmëria, mjerimi, skamja dhe papunësia janë arsyet e eksodit më të fuqishëm të shqiptareve”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, të gjitha këto janë tregues i faktit se qeveria e ka lëshuar timonin pa duar, ndërsa për vetë është zhytur në luks të shfrenuar.
“Kurrë nuk ka qenë hendeku më i madh midis qytetarëve që vuajnë për bukën e gojës, midis qytetarëve që vuajnë për një vend pune, që nuk paguajnë dot faturat e atyre që janë kredhur në luks majë sarajeve të tyre, mbushin xhepat ndërkohë që populli vuan e rënkon, qeveritarët fërkojnë duar kur qytetarët largohen, me mendimin se ju ikën votat kundër e nga ana tjetër ju bëjnë presion botës se shiko çfarë bëjmë ne”.
Basha tha ndër të tjera se askush nuk u pyet për ndarjen territoriale. Ndërsa kandidaturën e PS-së për bashkinë e Vlorës ai e cilësoi si një të emëruar të byrosë politike që zbaton urdhrat e Koço Kokëdhimës. Basha pohoi se Kokëdhimës nuk i mjaftojnë sarajet që ka, por i duhen dhe ato të Vlorës.
“Ju bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë lodhur nga kjo keqqeverisje, nga kjo ekonomi e dobët për ti besuar votën Partisë Demokratike, ndërsa e cilësoi kandidaturën e Genc Deromemaj për bashkinë e Vlorës si kandidaturën e një të riu vlonjat, i cili nuk vjen thjeshtë si një kandidat por edhe si një qytetar, djalë, si vlonjati për vlonjatët që kërkon besën tuaj, punën tuaj, pewr t’ua marrë Vlorën nga duart oligarkëve dhe për t’ua kthyer njerëzve që e kanë me tapi, vlonjatëve”.
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, falënderoi kryetarin Basha për besimin që i ofron.
Si përfaqësues politik, ai premtoi se do të jete një administrator i denje e se të gjithë bashkë do t’ia dalin mbanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY