Shtyhet seanca për lirimin e Tom Doshit, avokatët akuzojnë për zvarritje të...

Shtyhet seanca për lirimin e Tom Doshit, avokatët akuzojnë për zvarritje të pajustifikuar

58
0
Shares

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën e sotme për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj deputetit të Shkodrës Tom Doshi. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e dy anëtarëve të Kolegjit Penal Artan Zeneli dhe Guxim Zenelaj, ndërsa as vetë deputetit Tom Doshi nuk ka qenë i pranishëm. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 28 prill.
Avokatët e deputetit Tom Doshi kanë kërkuar ndryshimin e masës për klientin e tyre nga “Arrest shtëpie” në “Hetim në gjendje të lirë”. Sipas avokatëve deputeti Doshi nuk mund të pengohet të ushtrojë detyrën e tij.
“Ne e kemi thënë që Gjykata e Larte veç marrjes se masës shtrënguese arrest në shtëpi ka marrë edhe një masë tjetër ndaluese. Nuk mund të kufizohet në aktivitetin e tij në ushtrimin detyrës se tij publike personi që është zgjedhur sipas ligjit elektoral. Akoma nuk është komunikuar asnjë akuze nga organi i prokurorisë. Po presim ta ushtroje edhe këtë detyrë që po e vonon shumë”, u shprehën avokatët.
Më tej ata theksuan se janë të gjitha rrethanat që e lejojnë ndryshimin e masës. “Zvarritja është e pa justifikuar. Deputetit ende nuk i është formalizuar një akuzë konkrete. Është një situatë absurde”, u shprehen avokatët.
Avokatët e Tom Doshit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për deputetin e Shkodrës, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ nën akuzat e “kanosjes për deklarime e dëshmi, ekspertim, ose përkthim të rremë”, “kallëzimit të rremë” dhe “deklaratave të rreme përpara prokurorit”.
Tom Doshi ende gëzon statusin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ e kushtëzon Doshin të kryejë veprimtari politike. Mbrojtja kërkon që Doshi të lirohet nga izolimi në banesën e tij. Sakaq pak ditë më parë u mësua se në laptop­in e deputetit Tom Doshi, i sekuestruar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për llogari të hetimit ndaj tij, nuk ekziston një video ku ai kërcënon me armë Durim Bamin. Mungesa e kësaj videoje në radhën e provave të zotëruara nga Prokuroria u përmend më herët edhe në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 28 mars, që caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për deputetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY