Gjuha shqipe nga nesër do të mësohet edhe në Ankara

Gjuha shqipe nga nesër do të mësohet edhe në Ankara

56
0
Shares

Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, në bashkëpunim me shoqata dhe unione të ndryshme punojnë vazhdimisht për të mbajtur gjithmonë të lidhur me njëri-tjetrin popullin shqiptar që jeton në Turqi. Pas kurseve të gjuhës shqipe në Stamboll dhe Izmir, një i tillë do të fillojë së shpejti edhe në Ankara, saktësisht nesër në datë 22 prill 2015.
Këto kurse do të zhvillohen në mjediset e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri”. Është hera e parë që hapen kurse të rregullta të gjuhës shqipe në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Formularët e regjistrimit janë shpërndarë dhe plotësuar nga të interesuarit për të mësuar gjuhën shqipe dhe tani pritet veç fillimi i kursit.
Kjo është një sipërmarrje e studentëve shqiptarë në Ankara dhe veçanërisht e Unionit Studentor Shqiptar në Turqi (Ankara) në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme që ky union po zhvillon me studentët e shqiptarë nga të gjitha trevat dhe që studiojnë në Universitetet shtetërore ose private në Ankara.
Ky kurs gjuhe, krahas mësimit të gjuhës mëmë, pritet të kontribuojë edhe në njohjen e shqiptarëve me njëri-tjetrin, në përforcimin e kulturës dhe traditës si dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet e ndryshme që organizohen si nga Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara ashtu edhe nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY