Tragjedia me 700 të vdekur në Mesdhe, arrestohen kapiteni dhe ndihmësi në...

Tragjedia me 700 të vdekur në Mesdhe, arrestohen kapiteni dhe ndihmësi në Itali

58
0
Shares

Dy skafistë të varkës së nisur nga Libia që u mbyt ditën e diel, duke u marrë jetën qindra emigrantëve, janë arrestuar nga policia italiane. Dy personat, të arrestuar nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, janë mes 27 atyre të mbijetuar që arritën brigjet e Sicilisë ditën e hënë.
Ministri italian i Infrastrukturës, Graziano Delrio deklaroi se prokurori i Katanias, Giovanni Salvi, urdhëroi arrestimin e dy skafistëve që kishin mbërritur në port në bordin e një anijeje të rojës bregdetare.
Hetuesit thanë se dy skafistët ishin kapiteni Tunizian dhe bashkëpunëtori i tij sirian, ndërkohë që për të gjithë tragjedinë po zhvillohet një hetim penal.
“Policia ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve këtë mbrëmje, gjë që tregon se drejtësia italiane po funksionon”, tha ministri Delrio për gazetarët në Katania.
Arrestimet vijnë pasi BE njoftoi një paketë masash në përpjekje për lehtësimin e krizës që ka përfshirë Mesdheun. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, ndërsa do të ndërmerret një fushatë për shkatërrimin e varkave të trafikantëve.
Ndërkohë, pasi folën me të mbijetuarit, përfaqësues të agjencisë së OKB-së për refugjatët deklaruan se rreth 950 persona humbën jetën në tragjedinë e së dielës. Më herët bilanci ishte për 700 të vdekur.
“Ishin mbi 800 persona në bord, përfshirë fëmijë të moshave nga 10 në 12 vjeç. Ata ishin sirianë, rreth 150 eritreanë, somalezë, etj dhe ishin nisur nga Tripoli rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës”, deklaroi përfaqësuesja e OKB, Carlotta Sami.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY