Durrës, luftë me armë midis bandave në një lokal nate, tre të...

Durrës, luftë me armë midis bandave në një lokal nate, tre të plagosur përfundojnë në spital

44
0
Shares

Tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e përplasjes me armë mes dy grupeve.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në zonën e plazhit në Durrës.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore. Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të diture se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime të lehta.
Ende nuk ka shumë detaje rreth shkaqeve apo rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me plagosjen e trefishtë. Ndërkohë, mësohet se, policia ka shoqëruar për ngjarjen tre persona nga lagja Nr. 14 në Shkozet. Burime nga policia sqarojnë se në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një thikë. Sipas policisë sherrit ka ndodhur për motive të dobëta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY