Bullgaria shet kompaninë më të madhe të telekomit për 1 euro

Bullgaria shet kompaninë më të madhe të telekomit për 1 euro

57
0
Shares

Një konsorcium investitorësh i regjistruar në Luksemburg deklaroi sot se kishte blerë kompaninë më të madhe bullgare të telekomit, “Vivacom” dhe disa kompani të tjera me çmimin një euro. Kompania e investimeve me kapital privat, LIC33 mori 43 për qind të “Vivacom”-it, 91 për qind të fabrikës së armatimeve “Dunarit”, uzinën e riparimit të avionëve luftarakë  “Avionams” dhe disa kompani të tjera për një euro (1,08 dollarë).
Blerjet, që përfshijnë edhe tre televizione, u njoftuan sot në Sofje nga shefi i LIC33-it, belgu Pierre Louvrier, i cili e përshkroi veten si një investitor privat i specializuar për kompanitë me probleme.
LIC33 e bleu këtë kapital nga biznesmeni bullgar, Cvetan Vasilev me premtimin për shlyerjen e borxheve me vlerë 900 milionë euro.
Vasilev kërkohet nga autoritetet bullgare për përvetësime të paligjshme. Ai fshihet në Serbi dhe Sofja kërkon ekstradimin e tij.
Bullgaria u ka kërkuar investitorëve të LIC33-it të japin informacione për origjinën e kapitaleve të tyre.
Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Europian.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY