Lideri i juntës në Tajlandë: Kam fuqi ekzekutive të ekzekutoj gazetarët

Lideri i juntës në Tajlandë: Kam fuqi ekzekutive të ekzekutoj gazetarët

62
0
Shares

Lideri i juntës në Tajlandë, Prayuth Chan-ocha, ka sulmuar sot gazetarët duke thënë se ai ndoshta thjeshtë do i ekzekutojë ata që “nuk e raportojnë të vërtetën”, raporton “Reuters”. Muajin e kaluar ai kishte thënë se ka fuqi ekzekutive që të mbyll mediat, ndërsa sot ai shkoi një hap më tutje.
“Ne ndoshta thjeshtë do i ekzekutojmë ata”, ka thënë Prayuth, kur është pyetur se si do të reagojë qeveria ndaj gazetarëve që nuk i përmbahen linjës zyrtare të shtetit.
“Ju nuk keni nevojë ta përkrahni qeverinë, por duhet ta raportoni të vërtetën”, ka thënë ish shefi i ushtrisë së Tajlandës.
Udhëheqësi i juntës tajlandeze e ka hequr nga pushteti qeverinë e kryeministrit Yingluck Shinawatra, majin e vitit të kaluar përmes grusht-shtetit. Prej grusht shtetit të vitit 2006, Tajlanda mbetët një vend shumë i ndarë në mes të liderëve që përkrahën nga zonat rurale dhe klasa punëtore urbane dhe liderëve që kanë përkrahje në kryeqytet dhe në jug të vendit.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY