Shqipëri-Armeni, De Biazi dhe Cana të përgatitur për fitore

Shqipëri-Armeni, De Biazi dhe Cana të përgatitur për fitore

95
0
Shares

Sot do të luhet sfida Shqipëri-Armeni. Trajneri De Biazi dhe kapiteni Cana, shprehen se janë përgatitur për fitore. Ata janë të sigurtë se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e të dielës përballë Armenisë.
Dje, gjatë konferencës për shtyp, në mbyllje të përgatitjeve, De Biazi bëri të ditur se
kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin gjatë kësaj jave përgatitjesh dhe tashmë priten rezultatet. Duke folur për takimin, De Biazi u shpreh se skuadra është përgatitur mirë taktikisht.
“Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm. Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikisht dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë, vlerësoi De Biasi është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona”, u shpreh De Biazi.
Kapiteni Lorik Cana, u shpreh se pavarësisht disa mungesave, fitorja nuk duhet vënë në diskutim.
Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit.
“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha”, deklaroi Cana.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY