Samiti “Western Balkans 6”në Prishtinë, Ivica Daçiç pi kafe me Hashim Thaçin

Samiti “Western Balkans 6”në Prishtinë, Ivica Daçiç pi kafe me Hashim Thaçin

138
0
Shares

Me mbërritjen e tij në Prishtinë, Ivica Daçiç ka zgjedhur të pijë një kafe me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në nja nga lokalet e Prishtinës.
Kosova është mikpritëse e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.
Kjo konferencë vjen pas konferencës së Berlinit, të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi i cili mbajti edhe fjalën e hapjes së këtij samiti, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, që më pas do t’i shërbejë edhe lidhjes me Europën dhe më gjerë.
Numri dy i qeverisë kosovare theksoi më tej se Kosova ka ndërtuar marrëdhënie diplomatike shumë të mira me vendet fqinje që e kanë njohur, si dhe ka nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dialog ky që sipas tij, u konkretizua me marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe që po vazhdon me implementimin e tyre dhe me hartimin e marrëveshjeve të reja.
Në këtë konferenca merr pjesë edhe Shqipëria. Nga Serbia në këtë samit është i pranishëm Ivica Daciç, Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme  si dhe Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit, të Serbisë.
Po ashtu, në mesin e pjesëmarrësve në konferencë janë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës të vendeve të rajonit si dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropiane dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Hahn.

 

Pjesëmarrësit në samitin “Western Balkans 6”


Nga Serbia
Ivica Dacic – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Zorana Mihajlovic – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Telekomunikacionit


Nga Mali i Zi
Igor Lukshiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Ivan Brajovic – Ministër i Transportit


Nga Bosnje dhe Hercegovina
Osman Topçagiq – Kryesues i Departamentit për BE në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Izret Bajrambashiq – Zëvendësministër i Ministrisë së Komunikacionit Dhe Transporit


Nga Maqedonia
Nikola Poposki – Ministër i Punëve të Jashtme
Mile Janakieski – Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit


Nga Shqipëria
Ditmir Bushati – Ministër i Punëve të Jashtme
Edomond Haxhinasto – Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës


Nga Kosova
Hashim Thaqi – Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Punëve të Jashtme
Lutfi Zharku – Ministri i Infrastrukturës

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY