VIDEO/Momenti kur rrëzohet avioni ukrainas në Iran, presidenti konfirmon 176 pasagjerë të...

VIDEO/Momenti kur rrëzohet avioni ukrainas në Iran, presidenti konfirmon 176 pasagjerë të vdekur

102
0
Shares

Pamjet e kapura nga agjensia shtetërore iraniane e lajmeve “IRNA” tregojnë pasojat e mëdha të rrëzimit të aeroplanit ukrainas jashtë Teheranit në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Përmes një video të publikuar nga mediat e huaja vihet re momenti kur aeroplani ka marrë flakë në ajër më pas është rrëzuar në tokë.

Gjithsej ishin 176 persona në bord, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Press TV – 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës pas tragjedise, ka deklaruar se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit kanë humbur jetën në këtë aksident.

Në një reagim të shkurtër ai teksa ka ngushëlluar familjarët e viktimave ka deklaruar se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të vdekurve në këtë tragjedi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY