OKB: Tymi nga zjarret e Australisë ka arritur në Amerikën e Jugut

OKB: Tymi nga zjarret e Australisë ka arritur në Amerikën e Jugut

44
0
Shares

Tymi nga zjarret katastrofike, që po shkatërrojnë Australinë, ka devijuar 11 000 kilometra përtej oqeanit Paqësor dhe ka arritur në Amerikën e Jugut, deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së.

Pjesa më e madhe e tymit arriti dje në Argjentinë dhe Kilin Qendror, ku qielli u shfaq gri për shkak të ndotjes.

Në Argjentinë, kanali televiziv i motit SNM deklaroi se tymi është i dukshëm nga rajoni jugor i Patagonisë deri në veri, drejt Buenos Ajresit.

Autoritetet theksuan se tymi në këto vende nuk përbën rrezik për shëndetin, ndryshe si në Australi ku ndotja e ajrit ka arritur në nivele të larta.

Aktualisht zjarret kanë çliruar rreth 400 megatonë dioksid karboni në atmosferë, deklaroi programi i monitorimit i BE-së “Copernicus”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY