“Kush mendon se mbledh një thes votash e ka gabim”, Ish-ministri: Nuk...

“Kush mendon se mbledh një thes votash e ka gabim”, Ish-ministri: Nuk ka për të qenë më si më parë…

61
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani përmend dhe njehere zgjidhjen e vetme qe situata politike mund të marrë. Manjani shprehet se cilido, individ apo parti, që mendon se do bëjë një grup shokësh për të mbledhur një thes votash, për të kapë ndonjë zyrë pushteti, për rrujt ndonjë dorë lekësh, e ka GABIM.

Ai shton se situata nuk ka për të qenë më si më parë. Bashkë me qeverinë e Tepsisë do marrë fund edhe vetë tepsia shprehet i sigurt Manjani.

“Ndaj e vetmja rrugë mbetet që kush do të konkurrojë në politikë duhet të konkurojë me ide, programe e pse jo projekte konkrete. Dhe vend për ide e për politikë idesh ka sa të duash.

Nuk bëhet më politikë me fjali që shprehen gjysma me fjalë e gjysma me gjeste. As politikë me vende pune në këmbim të votës, nuk mund të ketë.Tepsi, favore e vende pune jep qeveria dhe ja si është katandisur. Ska as qen për emergjenca.

Kush do të bëjë politikë duhet të dalë nga llogjika e favoreve të tepsisë që përfaqësohet denjësisht nga qeveria e sotme. Përfaqësohet madje në mënyrën më besnike të mundshme. Askush nuk e mund dot në këtë pjesë!Por ajo mundet me një ide e projekt të mirë.Unë kështu e mendoj”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY