“Karta e studentit nuk ekziston”, Ish-deputeti: Besa njësoj si shefi i saj Rama: Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht

Ndaje

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar ditën e sotme, mungesën e kartave të studentit, një premtim ky i ministres dhe qeverisë Rama, pas protestës së studentëve.

Boçi i referohet rastit të fundit në Elbasan, ku ministrja u shpreh se ishin shpërndarë kartat e para, por sipas ish-deputetit ato nuk ekzistojnë.

Ish-deputeti shkruan se Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.

“Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve”-shprehet më tej Boçi.

DENONCIMI I PLOTE – PATURPËSIA E BESËS

Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht. Paturpësia për këta nuk paska cak! Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.

Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej. Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë. Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.

Karta nuk ekziston. Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.
Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia. Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.

Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve. Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike. Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama:
Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!

//DRONI.al//

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje