Kryemadhi: Kosova e kaloi me sukses provimin e zgjedhjeve me 6 tetor,...

Kryemadhi: Kosova e kaloi me sukses provimin e zgjedhjeve me 6 tetor, po Shqipëria?!

44
0
Shares

Në një reagim të fundit, dhe kryetarja e LSI i pershendeti zgjedhjet e Kosovēs duke u shprehur se shteti kosovar e kaloi sfidën e 6 Tetorit.

Nga ana tjeter, Monika Kryemadhi e paralelizoi situatën me Shqipërinë. Ajo u shpreh se sfida madhore që Shqipëria ka përpara është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike, por fiton sovrani dhe qytetarët.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Kryemadhi tha se mazhoranca duhet ti japë fund estradave politike dhe të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë nuk mund të gënjehen më me lojëra fjalësh, por presin të vendosim tashmë në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat i mungojnë Shqipërisë.

Kryemadhi kujtoi se opozita i ka lene ne tryeze reformen zgjedhore dhe propozimet e saj mazhorances e cila sipas saj duhet te marre drejtimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY