FOTO/Flet për herë të parë ish-mësuesi pasi i shpëtoi atentatit në Vlorë:...

FOTO/Flet për herë të parë ish-mësuesi pasi i shpëtoi atentatit në Vlorë: Dy persona më thanë që do hakmerren

82
0
Shares

Eljus Thartori është rrëfyer për herë të parë pas atentatit të kryer ndaj tij në 30 gusht, ku mbeti i plagosur.

Për gazetarin Enrik Mehmeti, ai paraqiti skenën e atentatit ndaj tij, ku pretendon se është qëlluar në distancë me snajper. Për këtë atentat, ai akuzon dy shtetas Magdanela dhe Ilir Ymerin, të cilët e kanë kërcënuar se do të hakmerren. Magdanela eshte drejtoresha e shkollës ku ai punonte si mësues para disa vitesh.

Thartori pranoi se ka kryer vrasje, por për motive hakmarrjeje për vdekjen e nënës së tij. Ai nuk la pa akuzuar dhe policinë, e cila nuk merr në pyetje të sipërpërmendurit për këtë atentat të dështuar.

’30 sekonda para se të më qëllonin kam lëshuar foshnjën. Jam qëlluar me snajper në distancë. Po luftoj me jetën, kam përfunduar në Turqi. Policia nuk i gjen autorët sepse i mbron. Kam qenë jashtë shtetit në Angli para 7 muajsh. Kisha 20 ditë që u ktheva pastaj vajta në Haxh. Të dyshuar janë Magdalena dhe Ilir Ymeri. Më thanë: ‘Do të hakmerremi’. Përse policia nuk i merr në pyetje këta pesona?! Po, kam qenë burg, vrava atë që më vrau nënën.  Kanë paguar për të më vrarë’’, deklaroi për gazetarin Enrik Mehmeti Eljus Thartori.

Ish-mësuesi i Fiskulturës në shkollën 9 vjecare “Teli Ndini” i dënuar më parë për vrasje me 10 vite burg, u denoncua se luante ne klase bixhoz me nxenesit dhe i nxiste ata kunder drejtoreshes se shkolles Magdalena Imeri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY