DETAJE/Policia zbardh ngjarjen, si vdiq i riu në hidrocentralin e Librazhdit

DETAJE/Policia zbardh ngjarjen, si vdiq i riu në hidrocentralin e Librazhdit

119
0
Shares

Janë zbuluar detaje të reja nga gjetja e kufomës sot në Hidrocentralin e Rrapunit.

Kufoma i përket 27-vjeçarit B.K. Identifikimi i tij u bë në morgun e Spitalit të Librazhdit. Nga konstastimi i mjekëve, konfirmohet se në trup nuk ka shenja dhune.

I riu kishte hyrë në mëngjes në hidrocentral dhe kur digat u hapën, shkarkimi i ujërave nxorri trupin e tij.

INFORMACION PARAPRAK

Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY